Shpërndahen dhurata për fëmijët në fshatrat e Prishtinës dhe Lipjanit
19 dhjetor 2019
| 16:29
“MUTE Foundation” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe FSK-në, sivjet për herë të katërt ka realizuar projektin për fëmijë “Unë/ty, dashuri në paketë”.
Rreth 3 800 dhurata të tilla të përgatitura nga duart e të vegjëlve janë shpërndarë tek bashkëmoshatarët e tyre nëpër fshatrat e Prishtinës.
“Fëmijët janë aseti më me vlerë për Kosovën, prandaj fokusi, investimi dhe dashuria me e madhe duhet të shkojë për ta. Ne të gjithë së bashku për katër vjet, kemi arritur të grumbullojmë rreth 22 000 dhurata ku pjesëmarrës direkt në këtë projekt kanë qenë rreth 42 000 fëmijë të moshës 5-11 vjeç”, ka njoftuar “MUTE Foundation”
Dhurata kanë pranuar edhe fëmijët në Magurë të Lipjanit, të cilët të rreshtuar kanë pritur ushtarët e FSK-së.