Shpërndahen fidane të mjedrës dhe material përcjellës për fermerët e Gjilanit
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ka shpërndarë fidane të mjedrës dhe material përcjellës për ngritjen e pemishteve me mjedër.
Kryetari i komunës, Alban Hyseni, tha se 119,553.00 euro është vlera e 50.000 m/2 me mjedër dhe 20.000 m/2 me boronicë që po i shtohen fondit të agronomisë në Gjilan.
Ai tregoi se 19 fermerë përfitues për mjedër (me nga 10, 20 dhe 30 ari), duke përfshirë fidanet, sistemin pikë-pikë për ujitje, pompat e ujit 1.5kW, agrofolia, pompa spërkatëse 16 litër me bateri.
Kryetari më tej shtoi se 10 fermerë janë përfitues për boronicë (me nga 10, 20 dhe 30 ari), duke përfshirë fidanet, vazot, substratin, agrofolia, sistemi pikë-pikë për ujitje, pompat e ujit 1.5kW dhe pompa spërkatëse 16 litër me bateri. “Kjo po bëhet për bujqësinë, për fermerët, punëtorët e vërtetë e të sinqertë”, tha kryetari Hyseni.
Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se po vazhdojnë mbështetjen ndaj fermerëve. Sipas tij janë 5 hektarë që do të mbillen me mjedër. “19 fermerët e përzgjedhur janë me nga 20 ari e në raste të veçanta mund të përfitojnë edhe nga 10 ari dhe 30 ari”, tha Bajram Isufi.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se për pemishten e mjedrës janë fidanet, komplet sistemi i ujitjes pikë-pikë, agrofolia, pompa e ujit 1.5 kw dhe pompa spërkatëse 16 litra me bateri.