Shpërndahen kontejnerë për mbeturina për fshatrat Ticë, Plluzhinë dhe Likoc të Skenderajt
Me qëllim të ngritjes së nivelit të menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Skenderajt, me përkrahjen e GIZ-it gjerman, Komuna e Skenderajt ka vazhduar shpërndarjen e kontejnerëve 120 litra, në fshatrat Ticë, Plluzhinë dhe Likoc.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se ditëve të ardhshme sipas planit të paraparë dhe mundësive financiare do të bëjnë edhe shpërndarjen e kontejnerëve në fshatrat tjera.
“Mbulueshmëria me shërbime primare të menaxhimit të mbeturinave në tërë territorin e komunës sonë dhe eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave është pjesë e angazhimit tonë kontinual. Për të krijuar një mjedis të pastër duke ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin në përgjithësi secili nga ne duhet të kemi kujdes më të madh ndaj mjedisit. Falënderoj GIZ-n gjerman për gjithë përkrahjen e dhënë në fushën e menaxhimit të mbeturinave për komunën tonë”, ka thënë kryetari Jashari.
/Epoka e re/