Shpërndahen makina për kositjen e barit për 16 shkolla të Podujevës

26 gusht 2021 | 11:31

Në kuadër të investimeve me të cilat synohet të përmirësohet mirëmbajtja e hapësirave të jashtme të shkollave, sot janë shpërndarë 16 makina për kositje të barit për shkollat e Komunës së Podujevës.

Prezent në këtë ceremoni ishte kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu.

Kryetari Bulliqi ka thënë se kjo mbështetje nga komuna do t’i ndihmojë shkollat në mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme shkollore.

Po ashtu dy makina janë dhuruar falas nga operatori ekonomik, ndërsa komuna është në fazën tenderuese për blerjen edhe të 10 makinave tjera.

Gjithsejtë makina që do të shpërndahen gjatë këtij viti janë 28.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…