Shpërndahen makineritë për prodhimin e mobilieve për përfituesit nga Fondi i Punësimit
23 nëntor 2020
| 13:40
Në kuadër të Fondit të Punësimit, janë dhjetëra biznese ferizajase që kanë përfituar nga faza të ndryshme të mbështetjes me makineri e pajisje për biznese.
Të hënën u shpërndanë makineritë e pajisjet për pesë përfituesit nga faza e parë për makineri për prodhimin e mobilieve, ku i pranishëm në shpërndarje ishte edhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyçi.
Ai ka thënë se me këtë po dëshmohet mbështetja për bizneset nga qeveria lokale dhe se si e tillë kjo mbështetje do të vazhdojë, derisa ka paralajmëruar edhe shpalljen e rezultateve, ditëve në vijim, të përfituesve nga faza e dytë e thirrjes publike.
(Q.R / Epoka e re)