Shpërndahen materiale mbrojtëse kundër Covidit për mediat lokale

27 gusht 2021 | 12:59

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot ka shpërndarë materiale mbrojtëse kundër Covid-19, te mediet lokale nga pjesa e fundit e donacioneve të siguruara më parë.

Te mediet lokale nga Prizreni, Ferizaj, Klina, Istogu, Peja, Mitrovica Veriore, Kamenica janë shpërndarë: xhaketa, jelekë, maska, dorëza, veshje mbrojtëse, mburoja fytyre, dezinfektues 100 dhe 1000 ml.

AGK-ja ka falënderuar sërish të gjithë bashkëpunëtorët vendorë dhe ndërkombëtarë që kanë mbështetur komunitetin që përfaqësojmë duke iu siguruar materiale mbrojtëse në mënyrë që t’iu lehtësohet puna që bëjnë në kushtet me ballafaqimin me pandeminë Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…