Shpërndahen pajisje të punës për ndërmarrësit llapjanë

19 mars 2021 | 13:23

Në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë”, i financuar nga organizata gjermane “Help” dhe Komuna e Podujevës, janë përkrahur me pajisje pune për veprimtari të ndryshme biznesi ndërmarrës llapjanë.

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Pajtim Balaj, bashkë me përfaqësues të kësaj organizate, kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve të punës për përfituesit e këtij projekti.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i kushteve më të mira për ndërmarrësit “start up”, për mikro bizneset dhe ngritja e kapaciteteve të tyre në sferën ekonomike.

Drejtori Balaj ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës “Help”, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, për përkrahjen dhe mbështetjen e bizneseve llapjane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo ditë e jona kërkon që të kemi fokus dhe…