Shpërndahen pako ushqimore e higjienike për familjet në lagjen Brekoc të Gjakovës

07 janar 2021 | 11:15

Janë shpërndarë pako ushqimore, higjienike, batanije dhe jastëkë për familjet e dëmtuara nga vërshimet në lagjen Brekoc.

Gjatë vizitës së tij tek këto familje, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, e ka falënderuar shoqatën “Bereqeti” për këtë ndihmë të vlefshme.

Ndërkohë, ai është informuar nga banorët për problemin me vërshime në këtë anë, për të cilën çështje Komuna e Gjakovës do të gjejë zgjidhje të përhershme.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj tashmë janë nisur…