Shpërndahen paratë për rastet sociale

27 prill 2020 | 10:38

Ka filluar shpërndarja e skemave sociale. Shpërndarja do të bëhet sipas orarit të lëvizjes së qytetarëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës. Qytetarët po mbajnë distancën sociale dhe janë të pajisur me doreza dhe maska. Si rezultat i situatës së krijuar pas përhapjes së Koronavirusit, Ministria e Financave dhe Transfereve mori vendim që rasteve sociale t’u ndahet edhe një shtesë.

Numri i familjeve në skemën e ndihmës sociale është 24 mijë e 198 familje, me gjithsej 98 mijë e 110 anëtarë. Për vitin që shkoi, kjo skemë pati shpenzim mbi 31 milionë euro.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, mesatarja mujore për këtë skemë shkon në 2.6 milionë euro. Në muajin mars u paguan 5.1 milionë euro për përfituesit e ndihmës sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi Bujar Bela, i cili vepron në Berlin të Gjermanisë,…