Shpërndahen protestuesit shqiptarë në Mitrovicë

01 qershor 2023 | 13:30

Protestuesit shqiptarë që kishin dalë afër Urës së Ibrit janë shpërndarë të qetë.

Ata kanë qëndruar për disa minuta afër urës, duke kënduar këngë patriotike.

Në të njëjtën kohë, matanë urës kishte një numër të serbëve që ishin mbledhur.

Disa nga shqiptarët të intervistuar nga mediet, nuk e dinin as kush i ftoi për të protestuar.

Policia e Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishin bërë thirrje që kjo ftesë të bojkotohet pasi ka ardhur nga jashtë Kosove.

Pak minuta më parë dy shqiptarë janë sulmuar nga serbët afër urës së Ibrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kryeqytetin e Moldavisë në Chisinau është duke u mbajtur…