![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/polic.jpg)
Shpërndahen qytetarët, vendosen pengesa të metalta te ‘1 Tetori’
14 maj 2021
| 12:40
Qytetarët e grumbulluar për të marrë vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë janë shpërndarë nga Policia e Kosovës.
Para sallës janë vendosur pengesa metali për të mbajtur rendin e pritjes së të interesuarve për tu vaksinuar.
Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës në numër më ta madh se ditëve të tjera.
Të moshuar të interesuar për të marr vaksinën anti-Covid, janë sistemuar brenda sallës “1 Tetori” të cilët janë pajisur me numra rendor. /EO/