Shpërndahet parlamenti, Kroacia drejt zgjedhjeve të reja

19 maj 2020 | 14:41

Parlamenti kroat është shpërndarë me propozimin e mazhorancës së qendrës së djathtë, katër muaj para skadimit natyror të legjislaturës, në mënyrë që të mbahen zgjedhjet e reja para pushimeve verore.

Vendimi, i njoftuar disa javë më parë, ka qenë miratuar me një shumicë prej 105 nga 151 deputetë. Tani i takon presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, të vendosë datën e zgjedhjeve dhe vendimi i tij do të bëhet ditur së shpejti.

Shtypi shkruan se kroatët ka shumë të ngjarë të votojnë rinovimin e parlamentit më 28 qershor ose 5 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa,…