Shpërndante drogë me doza, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

13 prill 2025 | 15:16

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi shpërndante lëndë narkotike në doza në lagje dhe ambiente lokalesh.

Blutë kanë sekuestruar lëndën narkotike, tre aparatet celularë dhe një automjet që në cilësinë e provës materiale.

A2 CNN mëson se personi i arrestuar është Denis Lika.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. / A2Cnn

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite pritet të arrijnë një…