
Shpërndante lajme ku thuhet se ka vdekur Isa Mustafa, policia e arreston të dyshuarin
17 korrik 2020
| 12:11
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shpërndarje të fotografive dhe videove në të cilat shkruhet se ka vdekur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, si pasojë e infektimit me koronavirus.
Policinë pas shpërndarjes së videove e ka lajmëruar sekretari i LDK-së, Arban Abrashi.
Në një përgjigje për gazetën “Express”, Abrashi ka thënë se e kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është arrestuar.