Shpërndante substanca narkotike për klientët VIP, arrestohet ish-konkurrenti i “BBVA”

17 shtator 2024 | 08:43

Armand Haderllari është arrestuar gjatë operacionit “Tempulli 4” në Shqipëri.

Ai është i njohur si pjesëmarrës në edicionin e Big Brother Albania në vitin 2010. Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.

Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine.

Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit./Iconstyle.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vetura janë djegur mbrëmë në parkingun  e një auto…