Shpërndau pyetjet e testit, suspendohet kryeprokurori i Gjakovës
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala është suspenduar nga puna.
Shkarkimi është bërë me kërkesë të ushtruesit të detyrës të kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi drejtuar Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) pas një takimi urgjent për të diskutuar rreth rastit të tij që ka shpërndarë pyetjet e një testi.
“Gjatë këtij takimi, Këshilli Prokurorial ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj kryeprokurorit Buzhala. Gjithashtu, KPK-ja ka marr vendim për suspendimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala”.
“Pas suspendimit të kryeprokurori Buzhala, Këshilli Prokurorial ka marr vendim për caktimin e prokurorit Enis Gashi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës”, është thënë në njoftimin e KPK-së.
Po ashtu, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të dekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtorë profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë.