Shpërthejnë dy vullkane në Indonezi
02 mars 2021
| 11:50
Dy vullkane në ishuj të veçantë në Indonezi shpërthyen, duke lëshuar hi dhe material piroklastik në shpatin e tyre.
Mali Sinabung në Sumatra shpërtheu një grumbull hiri të gjatë 5,000 metra dhe poshtë shpatit me rrjedha piroklastike, një përzierje e shpejtë dhe e nxehtë gazi me material shkëmbi të shkrirë, tha agjencia gjeologjike e vendit.
Mali Merapi në Java shpërtheu gjithashtu dhe materiali i nxehtë piroklastik zbriti gati dy kilometra poshtë shpatit të saj jugperëndimor.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima në ndonjë prej shpërthimeve.