
Shpërthejnë protesta në kryeqytetin e Haitit, kërkohet veprim nga qeveria për sigurinë
28 mars 2025
| 13:15
Dhjetëra haitianë janë mbledhur në zona të ndryshme të kryeqytetit Port-au-Prince të enjten, duke vazhduar protestat me kërkesën për veprim të qeverisë për sigurinë.
Haiti është përballur me një valë dhune bandash në vitet e fundit, e përkeqësuar nga vrasja e presidentit Jovenel Moise në vitin 2021.
Bandat e dhunshme kontrollojnë deri në 80 për qind të Port-au-Princeit dhe terrorizojnë popullsinë përmes vrasjeve, rrëmbimeve dhe përdhunimeve, ndërsa deri më tani nuk ka sinjale për një fund në horizont.