Shpërthejnë radiot e Hezbollahut, mijëra persona të plagosur
17 shtator 2024
| 19:38
Mijëra njerëz, duke përfshirë shumë anëtarë të Hezbollahut, u plagosën dhe të paktën tetë u vranë në të gjithë Libanin të martën, në shpërthimin e njëkohshëm të “pagerëve” (radio të vogla komunikimi) të tyre.
Shpërthimet erdhën në disa bastione të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, disa orë pasi Izraeli njoftoi se po zgjeronte qëllimet e luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës deri në kufirin e tij verior me Libanin.
Raporti i fundit i publikuar nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, rreth orës 18:45, raportoi tetë vdekje dhe rreth 2 mijë e 750 të plagosur.
Pagerët që shpërthyen ishin modeli më i fundit i prezantuar nga Hezbollah në muajt e fundit, thanë tre burime sigurie për Reuters këtë pasdite.