‘Shpërthen’ AAK-ja në Itali, formon degën në Lecco, i jep përkrahje kandidatit për deputet, Engjëll Koliqit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka formuar Degën e saj në Lecco të Italisë së Veriut, dhe kuvendin themelues. bashkatdhetarët e mërgatës sonë i kanë dhënë një “po” të madhe Ramush Haradinajt dhe lidershipit të AAK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ne kemi gjetur një ambient të ngrohtë dhe gatshëm për të votuar AAK-në në zgjedhje,” ka thënë Pal Lekaj, që së bashku me Tom Duhanin, Labinot Bislimi Gjinin dhe Engjëll Koliqin, kanë përcjellë punën e kuvendit të Degës së AAK-së.
“Unë jam shumë i kënaqur me këtë mbështetje. Lecco ka qenë vatër e atdhetarizmit tonë dhe ka ruajtur rrënjët me atdheun. Lecco gjithmonë ka qenë ambasadore e Kosovës në kohët më të vështira dhe unë besoj se kështu do mbetet përgjithmonë. Na duhet kjo mbështetje për Republikën e Kosovës, na duhet mbështetja e Vatikanit, na duhet mbështetja e SHBA-së dhe ne duam ta shohim direkt Kosovën në NATO,” ka thënë Engjëll Koliqi, kandidat i AAK-së për parlamentin e Kosovës.
“Bashkatdhetarët në Itali për Kosovën Fituese,” ka thënë Pal Lekaj, duke u shprehur se është shumë i nderuar që shumë nga bashkatdhetarët tanë, të cilët tashmë janë regjistruar për votim, kanë shprehur gatishmërinë e tyre të dëgjojnë për programin e Kosovës Fitues. Njëkohësisht, ata kanë vendosur ta mbështesin numrin 137.
Me këtë rast u themelua edhe dega e AAK-së nga figura të shquara:
Alberika Koliqi – Kryetare
Leonard Ramaj – Nënkryetar
Henrik Azizi – Sekretar
Anëtarë të kryesisë:
Majlinda Marku-Ramaj
Kastriot Pjetri
Vilson Ramaj
Patrik Shabani
Emanuel Ukaj
Isabella Shabani
Leonard Krista
Vilson Deda
Faleminderit, vëllezër, për mikpritjen në Lecco të Italisë!