Shpërthen babai i Ardian Ismajlit: Zoti i shkatërroftë ata që ta vodhën ëndrrën
Babai i Ardian Ismajlit, Ilmi Ismajli, ka reaguar pas përfundimit të aventurës së Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024.
Ismajli nuk luajti fare në Evropian, ndonëse ishte zakonisht startues para fillimit të turneut.
Ai reagoi me një postim shumë ashpër për shkak se djali i tij nuk mori fare minuta.
Reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Ardian,
Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim!
Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…
Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…
Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…