Shpërthen bombola e gazit në Lipjan, lëndohen burrë e grua

06 shtator 2023 | 08:37

Burrë e grua janë lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre në një fshat të Lipjanit.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti, ndërkaq lidhur me të një person është shoqëruar në polici.

I njëjti, pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhurata, e bija e të parit të Zubin Potokut, Izmir…