Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Vlorë, marrin lëndime burrë e grua
17 korrik 2019
| 08:48
Një banesë është përfshirë nga zjarri si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar pronarët e banesës, 49-vjeçari, R.S dhe bashkëshortja e tij 42-vjeçare M.S.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton “TCh”.