Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, lëndohen dy persona

25 dhjetor 2024 | 00:14

Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka lënë të lënduar dy persona. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Konfirmimi i saj i plotë:

Rreth orës 23:00  në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim.

Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të  vendit të  ngjarjes.

Bazuar në nformacionet e  para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.

Deri tani  bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime.

Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gëzuar Krishtlindjet, Nënë Stana! Gëzuar Krishtlindjet, Bashkëluftetar të UÇK-së, Filip,…