Shpërthen bombola e oksigjenit në QKUK, të infektuarës i digjen duart
04 gusht 2020
| 08:45
Një rast i rëndë ka ndodhur në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Aty një pacienteje, e cila është shtrirë me koronavirus, i ka shpërthyer bombola e oksigjenit dhe ka pësuar djegie të duarve.
“Unë jam që 12 ditë e shtrirë në klinikë dhe vazhdimisht kemi pasë probleme me mungesë të oksigjenit për pacientët që nuk mundeni me i kry të gjitha shërbimet në dhomë. Janë bombolat më të vogla me të cilat mund të dalësh jashtë dhomës për në banjë”, ka thënë ajo për RTK.
Ajo ka treguar se problemi ka ardhur pasi nuk kishte se kush t’i ndihmonte për nevojat personale.
F. Xh. ka bërë një apel për institucionet që ta rregullojnë problemin me oksigjen sepse, sipas saj, vazhdimisht ka probleme.