Shpërthen Dea Mishel: Më puthni të pasmet….
Dea Mishel nuk është e kënaqur aspak me mënyrën se si portalet kanë përcjellë një incident të ndodhur në momentin që bukuroshja bionde ka zbritur nga makina.
Dea Mishel ka qenë pa diskutim një ndër personazhet mjaft të përfolur së fundmi në rrjetet sociale, lidhur me shkëlqimin e saj në tapetin e kuq, në premierën e filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”.
Dea ka rolin e mikeshës së protagonistes, Jonida ( e luajtur nga Olta Gixhari), e cila përpiqet ta nxjerrë nga mërzia që ajo po përjetonte pas ndarjes.
Ndërkohë që është komentuar mjaft pozitivisht për paraqitjen e saj, duket se Dea Mishel nuk është e kënaqur aspak me mënyrën se si portalet kanë përcjellë një incident të ndodhur në momentin që bukuroshja bionde ka zbritur nga makina, duke shkruar se i kishin dalë të brendshmet.
Lidhur me këto lajme, autorja e “Influencer” ka reaguar në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke iu kërkuar që të zhduken nga profili i saj.
“Të gjithë ju, më puthni të pasmet, meqë pëlqeni shumë të flisni rreth saj”, shkruan Dea bashkangjitur lajmit që është publikuar në një portal.
Në një tjetër postim, Dea ka shpjeguar se në fakt ato që i kanë dalë nuk ishin mbathjet e saj por ishte korse, kështu që iu ka kërkuar që të emancipohen.
“Nuk ishin mbathje, ishte korse. Ja bota e ‘haute couture’. Emancipohuni ose ikni nga këtu se nuk do merremi kurrë vesh bashkë”, përfundon Dea.