Shpërthen dhuna në Parlamentin e Ukrainës

06 shkurt 2020 | 23:21

Në Parlamentin e Ukrainës ka shpërthyer dhuna fizike, për shkak të një ligji për shitjen e pronave.

Në rrahje masive janë përfshirë deputetët e pozitës “Shërbyesi i Popullit” dhe atyre nga opozita, transmeton Telegrafi.

Liderja e partisë opozitare, Batkivshchina, Yulia Timoshenko, gjatë pauzës është futur në sallë dhe ka zënë vendin e zëdhënësit Rade Dmytri Razumkov.

Deputetët e partisë së saj kanë tentuar ta bëjnë të njëjtën gjë, por ata janë ndalur nga partia e pozitës “Shërbyesi i Popullit”, gjë që edhe nxiti dhunën.

Zëvendësi i Parë, Rade Ruslan Stefanchuk ka tentuar t’i qetësojë deputetët, por ata vetëm sa u irrituan më shumë./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do…