Shpërthen fabrika e armëve në Moskë

10 gusht 2023 | 08:26

Një re tymi në formë kërpudhe u shfaq në qiellin e Moskës të mërkurën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në një fabrikë armësh, shumë pranë kryeqytetit.

Shpërthimi erdhi vetëm disa orë pasi Kremlini njoftoi se kishte arritur të shmangte një sulm terrorist gjatë natës, duke rrëzuar dy dronë të Ukrainës.

Paraprakisht, u raportua se ishte shkaktuar nga një tjetër mjet fluturues pa pilotë, por kjo u përgënjeshtrua menjëherë nga autoritetet ruse.

Nga shpërthimi raportohet për 31 persona të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që dëmet në strukturë janë të pallogaritshme pasi, sipas dëshmitarëve, ajo është shndërruar në rrënojë, për shkak edhe të materialeve që ndodheshin brenda saj.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kërkojnë nën rrënoja, ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare për shkaqet e shpërthimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) e Administratës Kombëtare…