Shpërthen gazi në minierën e Bulqizës, lëndohen tre punëtorë

14 gusht 2023 | 14:08

Tre punëtorë në një minierë në Bulqizë kanë pësuar djegie trupi. Kjo pasi ka shpërthyer një sasi gazi.

Të lënduarit janë duke marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S, Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje”, është thënë në njoftimin e autoriteteve shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani,…