Shpërthen gripi i shpendëve, raste të reja në Europë, Kanada, Indi e Azi
Europa është goditur nga pandemia më e rëndë e gripit të shpendëve.
Konstatimi bëhet i ditur nga Instituti Kërkimor i qeverisë gjermane për shpendët dhe kafshët.
Raste të reja zbulohen çdo ditë e më shumë, teksa pandemia vazhdon në rritje.
Vendet më të goditura janë Gjermania, Finlanda, Irlanda, Rusia dhe Portugalia. Gjithashtu raste të gripit të shpendëve janë gjetur edhe në Kanada, Indi dhe Azinë Lindore.
Vetëm në Gjermani, 394 raste janë evidentuar përgjatë bregdetit tek shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat.
Gripi i shpendëve ka rënë edhe në ferma. Të dhënat i përkasin periudhës nga fillimi i tetorit deri më 29 dhjetor, teksa në të njëjtën periudhë kohore në të gjithë Evropën, të dhënat e Instituti gjerman treguan 675 raste të përhapura te shpendët e egër dhe 534 në bagëti.
Gjitarët e egër gjithashtu kanë rënë pre e kësaj sëmundjeje, si dhelprat e kuqe në Holandë dhe Finlandë, fokat në Suedi dhe Gjermani, si dhe kastorët në Finlandë.Evropa është goditur nga pandemia më e rëndë e gripit të shpendëve.
Konstatimi bëhet i ditur nga Instituti Kërkimor i qeverisë gjermane për shpendët dhe kafshët.
Raste të reja zbulohen çdo ditë e më shumë, teksa pandemia vazhdon në rritje.
Vendet më të goditura janë Gjermania, Finlanda, Irlanda, Rusia dhe Portugalia. Gjithashtu raste të gripit të shpendëve janë gjetur edhe në Kanada, Indi dhe Azinë Lindore.
Vetëm në Gjermani, 394 raste janë evidentuar përgjatë bregdetit tek shpendët e egër, duke përfshirë rosat, patat, mjellmat dhe pulëbardhat.
Gripi i shpendëve ka rënë edhe në ferma. Të dhënat i përkasin periudhës nga fillimi i tetorit deri më 29 dhjetor, teksa në të njëjtën periudhë kohore në të gjithë Evropën, të dhënat e Instituti gjerman treguan 675 raste të përhapura te shpendët e egër dhe 534 në bagëti.
Gjitarët e egër gjithashtu kanë rënë pre e kësaj sëmundjeje, si dhelprat e kuqe në Holandë dhe Finlandë, fokat në Suedi dhe Gjermani, si dhe kastorët në Finlandë.