Shpërthen lulja në gjoksin e Isa Boletinit
17 prill 2020
| 16:31
Skulptori shqiptar, një ndër më të mirët, Sabri Behramaj, pas gdhendjes së shumë shtatoreve të heronjve të Kosovës, është duke e punuar edhe bustin e Isa Boletinit, raporton “Epoka e re”.
Ai ka treguar se, derisa po modelonte në atelenë e vet, një lule e vogël e gjeti një të qarë në gjoksin e heroit për ta filluar jetën në këtë ditë pranvere e pandemie.