Shpërthen Matoshi: Kurti mendon që është si Lenini!
27 maj 2024
| 23:12
Komentatori politik, Halil Matoshi e ka quajtur dështim epokal mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton gazeta10.
Sipas tij, këtë dështim Albin Kurti po e kamuflon me tëmën për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
“Republika e Kosovës nuk ka guxuar të dështojë në Këshill të Evropës. Pas liberalizmit të vizave, kryeministri Albin Kurti do ta merrte Këshillin e Evropës dhe tash Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe kështu do të ishte një nga kryeministrat me të suksesshëm. Por ja që nuk di të mendoj me vizion, nuk di çfarë sjell e ardhmja, se nuk studion, nuk ka analizë kritike për vete, por mendon që gjeni, mendon që është Lenini”, ka thënë Matoshi në Kanal10.