Shpërthen naftësjellësi në Meksikë, raportohen 20 viktima
19 janar 2019
| 15:25
Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një naftësjellësi në Meksikën Qendrore.
Guvernatori i shtetit të Hidalgos, Omar Fayad tha se shpërthimi është shkaktuar pasi karburanti është derdhur nga një tubacion i dëmtuar qëllimisht.
“E dimë që vendi ku ka ndodhur shpërthimi ka qenë një zonë ku karburanti është vjedhur dhe autoritetet janë në dijeni për këtë”, tha ai gjatë prononcimit për një television lokal.
Guvernatori shtoi se të paktën 54 persona të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë pësuar djegie dhe lëndime të tjera si pasojë e shpërthimit.