Shpërthen në flakë pallati ku argëtohet Vladimir Putin, zbardhen dyshimet e para

31 maj 2024 | 23:46

Një zjarr ka rënë në pallatin malor në zonën Altai, që i përket presidentit të Rusisë Vladimir Putin. Nuk dihen ende arsyet e këtij zjarri të madh në pallatin ku Putin dikur argëtonte ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, raporton The Sun.

Ndërtesa është në pronësi të Gazprom-it, por që besohet të jetë nga më luksozet në Rusi.

Zjarri u zbulua nga blogeri Amyr Aitashev dhe aktivistja Aruna Arna. Zyrtarët refuzuan të komentojnë mbi zjarrin, raportoi gazeta Sirena.

Hetuesit e opozitës janë të sigurt se pasuria e madhe në Altai – mes peizazheve mahnitëse malore – është e lidhur me Putinin.

Rusët e zakonshëm nuk lejohet të shkojnë pranë vendstrehimit të elitës pasi sigurimi thotë se vendi është një “objekt i mbrojtur posaçërisht i destinuar për rekreacionin e zyrtarëve të lartë të shtetit”.

Raportet thonë se një bunker i teknologjisë së lartë është ndërtuar në kompleks për tiranin dhe familjen e tij sekrete në rast të një lufte bërthamore.

Pallati ndodhet në rrethin Ongudaysky të Republikës Altai, një rajon i Siberisë që kufizohet me Mongolinë, Kinën dhe Kazakistanin.

Thuhet se aty ndodhet një fermë me drerë, ku brirët e tyre sharrohen dhe me gjakun që del Putini dhe miqtë bëjnë banjë.

Është një praktikë e lashtë që thuhet se është një eliksir për të përmirësuar fuqinë mashkullore.

Ekziston edhe një teori që ngadalëson plakjen tek gratë, por ka mungesë të provave mjekësore si kurë për sëmundjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër gënjeshtrash u thanë nga Donald Trump gjatë konferencës…