Shpërthen një bombolë gazi në Ferizaj, 24 të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë
05 janar 2021
| 15:24
Ka shpërthyer një bombolë gazi në një restorant në Komunën e Ferizajt.
Si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar 24 persona.
Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë. Këto informacione i ka konfirmuar për “Express” kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit.