Shpërthen ‘Tesla’ që po karikohej në garazh, digjet shtëpia
Shtëpia e një familjeje është shkatërruar dhe macja e tyre ka ngordhur pas një zjarr përfshiu pronën.
Ekuipazhet e urgjencës u thirrën në shtëpinë në Prestons, në jugperëndim të Sidneit, të dielën mbrëma. Zjarri mësohet se është ndezur nga një Tesla, e cila po karikohej në garazhin e familjes.
“Zjarri ka shkatërruar garazhin dhe dy automjete brenda”, tha një zjarrfikës në vendngjarje.
“Zjarri ka depërtuar në shtëpi dhe ka shkatërruar kuzhinën. Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin dhe të shpëtonin pjesën tjetër të ndërtesës”, tha ai më tej, transmeton Klankosova.tv.
Fatkeqësisht një mace ngordhi nga zjarri dhe pjesa tjetër e shtëpisë pësoi dëmtime nga tymi.
Tesla, një markë e njohur e makinave elektrike e themeluar nga Elon Musk, mund të kushtojë diku nga 63,000 deri në 192,000 dollarë.
Ato reklamohen si automjete luksoze të nivelit të lartë që janë një alternativë më e gjelbër për makinat me benzinë.
Në një raport të vitit 2020, Tesla pretendoi se makina e saj kishte 11 herë më pak gjasa të digjej sesa makinat me benzinë.