Shpërthen vullkani në gadishullin Reykjanes të Islandës, mijëra të evakuuar

19 dhjetor 2023 | 08:30

Një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të Islandës jugperëndimore pas javësh të tërmeteve intensive.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 4,000 njerëz u evakuuan më parë nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe banja gjeotermale Blue Lagoon aty pranë u mbyll.

Shpërthimi filloi në veri të qytetit në orën 22:17 me orën lokale, tha Icelandic Met Office.

Rajoni rreth kryeqytetit Reykjavik ka përjetuar një rritje të aktivitetit të tërmeteve që nga fundi i tetorit.

Zyra e Meteorologjisë tha se shpërthimi ndodhej rreth 4 km (2.5 milje) në veri-lindje të Grindavik dhe aktiviteti sizmik po lëvizte drejt qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe…