
Shpërthen vullkani në Islandë, ua vë flakën shtëpive
15 janar 2024
| 08:30
Disa shtëpi janë kapluar nga zjarri në qytetin e Grindavikut në Islandë pas dy shpërthimeve të vullkanit që kanë ndodhur afër tij.
Vullkani ngjau në orët e hershme të së dielës duke derdhur llavën në këtë qytet të peshkimit.
Për momentin të gjithë banorët janë duke u evakuuar nga Grindaviku.
Një shpërthim kishte ngjarë edhe në dhjetor të vitit të kaluar, e që kishte shtyrë autoritetet që të krijojë barriera për ta përballuar llavën, por disa prej tyre janë prishur pas kontaktit me të.