
Shpërthen vullkani në Itali, mbyllet aeroporti i Catanias
24 dhjetor 2018
| 16:09
Mali Etnës në Itali, vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës, shpërtheu të hënën, duke liruar një sasi të madhe hiri në qiell si dhe duke shkaktuar mbylljen e aeroportit Catania në Sicili.
Rreth 130 dridhje të tokës ndodhën, më e fuqishmja prej 4.0 shkallë të Rihterit, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikë i Italisë, raporton “Rel”.
Nuk ka raportime për ndonjë të plagosur.
Vullkani i lartë prej 3 330 metrash mund të shpërthejë disa herë gjatë vitit duke hedhur lavë dhe hiri të lartë mbi ishullin mesdhetar. Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 1992.