Shpërthen zjarr në resortin e skive në Turqi, 10 të vdekur e 32 me plagë të rënda
21 janar 2025
| 11:32
Një zjarr në një hotel resorti skish në Turqi ka vrarë të paktën 10 persona dhe ka plagosur 32 të tjerë.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, ka thënë se zjarri ka shpërthyer në resortin e hotelit të skive në Kartalkaya, të hënën mbrëma.
Guvernatori i provincës Bolu, ku ndodhet resorti, i ka thënë agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu” se dy nga viktimat vdiqën pasi u hodhën nga ndërtesa në panik.
Aydın ka shtuar se hoteli kishte 234 të ftuar në momentin e aksidentit.
Shkaku i zjarrit sipas “Euronews”, nuk dihet menjëherë.
Mediet lokale kan sugjeruar se veshja prej druri në pjesën e jashtme të hotelit mund të ketë përshpejtuar përhapjen e zjarrit.