Shpërthen zjarri në Komunën e Prishtinës, largohen punëtorët dhe qytetarët

15 korrik 2021 | 16:04

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 ka marrë informatë për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.

Në njoftim thuhet se zjarri është vënë në kontroll, dhe se punëtorët dhe qytetarët janë evakuuar me kohë.

“Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontrrollë dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se “ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti…