Shpërthim afër ambasadës së ShBA-së në Pekin
26 korrik 2018
| 10:46
Policia në Pekin ka thënë se një person ka shpërthyer një pajisje të vogël jashtë ambasadës amerikane në kryeqytetin kinez.
I dyshuari është identifikuar me mbiemrin Jiang, 26 vjeç.
Në incident është plagosur vetëm ai.
Një zëdhënës i ambasadës ka thënë se shpërthimi ka ndodhur të enjten, rreth orës 1:00 pasdite, sipas kohës lokale.
Një video e postuar në medie sociale tregon një kordon të policisë dhe tym në ajër, pranë kompleksit diplomatik.