
Shpërthim i fuqishëm në Afganistan, 11 të vdekur
16 korrik 2019
| 11:43
Shpërthimi i një bombe të vendosur në provincën Kandahar në Afganistan, u ka marrë jetën të paktën 11 personave. Pjesë e viktimave janë edhe gra dhe fëmijë.
Nga ky shpërthim u lënduan 35 persona të tjerë ku u dërguan në spital dhe disa nga ta kanë marrë lëndime të rënda.