Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicën e Veriut

22 shtator 2023 | 08:15

Një shpërthim i fuqishëm, që dyshohet të ketë qenë shok-bombë, ka shqetësuar tej mase banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës. Përveç dëmtimeve të vogla në një automjet, nuk ka të lënduar, raporton kp.

Mësohet se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

“Pas daljes në vend të ngjarjes të ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri me dije zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin…