Shpërthim i fuqishëm në një anije në portin e Sarandës, një i vdekur

24 qershor 2024 | 23:24

Në një anije në portin e Sarandës ka shpërthyer bombola e oksigjenit të një personi që do kryente zhytje, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur në një gomone të vogël, 100 metra nga Porti.

Në gomone kanë qenë dy persona, të cilët u transportuan nga ambulanca për në spital, por njëri nga ta nuk arriti të mbijetonte./tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë qytetin e Pejës gjatë…