Shpërthim i madh në një fabrikë në Milano, gjashtë të plagosur
Kompania e cila merret me rikuperimin e tretësve dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, ndodhet në zonën industriale të Via Monferrato, në San Giuliano Milanese.
Mediet italiane raportojnë se 6 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Kryebashkiaku i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllin dritaret në mënyrë që mos lejojnë futjen e tymit në shtëpi. Punëtori i djegur rëndë u transportua me helikopter në spitalin San Gerardo në Monza.
Në momentin e rënies së zjarrit, i cili shkaktoi edhe një shpërthim, në kompani ndodheshin gjithsej 17 punonjës.
Gjashtë ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe 14 ekipe zjarrfikëse.
Për momentin nuk dihen detaje të tjera për dinamikën e aksidentit dhe ndikimet mjedisore që lidhen me të.