Shpërthim i madh në Turqi, të paktën 20 të plagosur

15 shtator 2024 | 16:07

Një shpërthim ndodhi në një fabrikë makaronash në lagjen Hedek të Sakarya, Turqi, duke plagosur të paktën 20 persona sipas raporteve fillestare nga mediat lokale.

Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, me zjarr ende të ndezur, duke penguar përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e tij.

Kryetari i komunës, Yusuf Alemdar, tha se shpërthimi ka qenë i fortë dhe me gjasë ka ardhur nga magazina, duke shtuar se rreth fabrikës nuk ka asnjë zonë banimi. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve…