![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/9FFA4D3C-572A-49F1-8F29-B61E3BB89F83.jpeg)
Shpërthim i ri tek Tre Rrokaqiejt
06 dhjetor 2022
| 17:47
Një shpërthim i ri është dëgjuar tek Tre Rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut, kanë bërë të ditur ekipi i terrenit të Radio Televizionit Dukagjini.
Edhe gjatë ditës ka pasur të shtëna dhe shpërthime në pjesën veriore dhe këto i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Megjithatë, në njoftimin e policisë është theksuar se nuk ka persona të lënduar si pasojë e shpërthimeve të ndodhura gjatë të martës së 6 dhjetorit.