Shpërthim në afërsi të aeroportit të Kabulit
Në Kabul ka ndodhur një shpërthim në afërsi të aeroportit, pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan për sulm të mundshëm terrorist.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi të tymit të zi që ka mbuluar qiellin e kryeqytetit afgan. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë e kanë konfirmuar për BBC-në se ka ndodhur një shpërthim në Kabul.
Të shtunën, më 28 gusht, presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi për një sulm të ri në Kabul, duke thënë se ky sulm mund të ndodhë më së afërmi të dielën.
Raportimet për shpërthim gjatë 29 marsit, vijnë pasi një sulm vetëvrasës me bombë la të vdekur rreth 270 persona në Kabul, përfshirë edhe 13 ushtarë amerikanë.
Shpërthimi më 26 gusht ndodhi jashtë aeroportit të Kabulit, ku forcat amerikane po vazhdojnë misionin e evakuimit.
Përgjegjësinë për këtë sulm e mori dega në Afganistan e grupit militant Shteti Islamik.
Shtetet e Bashkuara u hakmorrën për këtë sulm duke vrarë dy anëtarë të këtij grupi./rel/