Shpërthim në Afganistan, disa të vrarë dhe të plagosur
Të paktën 10 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë pas shpërthimit të një bombe në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit.
Zëdhënësi i provincës, Ataullah Khogyani, ka thënë se 27 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që shënjestroi një minibus, që transportonte rekrutë të rinj të ushtrisë në qytetin Xhalalabad.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por në këtë rajon janë mjaft aktiv talibanët dhe grupi militant i ashtuquajtur, Shteti Islamik.
Arritja e një marrëveshjeje të paqes midis talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara dështoi muajin e kaluar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi ndërprerjen e bisedimeve.
Ai ka thënë se grupi nuk mund të jetë garantues për marrëveshjen, përderisa nuk mund të garantojë as ndaljen e sulmeve.
Shtetet e Bashkuara synonin që të arrinin marrëveshje me talibanët në mënyrë që më pas të mundësohet tërhiqja e forcave të huaja nga Afganistani.